Dilema Sociale

Agron Llakaj për imitimin e Berishës: “I ka mbaruar cikli…”

Mbrëmjen e sotmë në emisionin “Dilema Sociale” ishte në një lidhje telefonike, aktori i humorit dhe shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj.

“Humori politik” ishte tema e kësaj mbrëmjeje dhe kush do të fliste më mirë rreth kësaj sesa vetë ata që imitojnë rolet e politikanëve?!

Aktori i humorit, Agron Llakaj admirohet prej vitesh për rolin e tij, personazhin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Ai na tregoi se si është të përballosh këtë lloj presioni, të sjellësh në skenë një figurë politike duke i bashkangjitur nota humori duke thënë se asnjë aktor nuk duhet të jetë pjesë e ndonjë partie politike edhe se ai vetë kurrë nuk i ka shërbyer politikës me anë të humorit pasi humbet vlerat dhe besimin tek qytetarët.

Llakaj, gjithashtu shtoi se në momentin që publiku sheh mbështetjen e një aktori kundrejt një partie, ai ka bërë pis profesionin e tij.

Gjatë intervistës me Eno Popin, Agroni zbulon arsyen se përse nuk e shohim më nën petkun e personazhit me të cilin u bë akoma më i dashur për publikun, atë të ish-kryeministrit Berisha:

Shumë rrallë e imitoj, mendoj se ndoshta si personazh apo edhe si personazh politik duhet ta kuptojnë me kohë që do të vijnë të rinj e të reja. Me cikël është kjo punë, por kush e kupton ciklin?! -shprehet Agron Llakaj.