Celebrities Live From Tirana Showbiz

Çifti Kiara-Luiz në dy ‘skaje të kundërta’, ja VIP-at që spikatën këtë javë në Instagram!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…

Nëse ka ndonjë këngë që është bërë virale në TikTok e jo vetëm, ajo është padyshim “Sarile” e Mandi Nishtulla. Këngëtari ka fituar 800 ndjekës më shumë këtë javë. Elgit Doda, kohët e fundit ka qenë mjaft i zënë me përgatitjet e albumit të tij të ri. Artisti dalëngadalë po na zbulon disa copëza nga projektet e tij dhe ka ngjallur kuriozitetin e fansave. Ai ka fituar 1K ndjekës në Instagram. Luiz Ejlli së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pavarësisht problemeve të tij të shumta me Instagramin, ai këtë javë ka fituar 2 mijë ndjekës.

Me një rritje të njëjtë në numrin e ndjekësve, pra po me 2K më shumë, vijnë dhe Olta Gixhari, Ronela Hajati, Anxhela Peristeri dhe aktori Agron Llakaj. Kujtojmë që ky i fundit ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për karrierën dhe jetën e tij private, ku u ndal dhe tek pjesëmarrja në filmin që pritet të dalë së shpejti në kinema, “5 Herë Jo”.

Nga ana tjetër, me numër të njëjtë rritje në ndjekës janë dhe binjakët e famshëm, Donald dhe Romeo Veshaj. Këtë javë ata kanë shtuar 3K në llogarinë e tyre. Donaldi është protagonist së bashku me Bora Zemanin në filmin “5 Herë Jo”. Teksa Romeo po përflitet se do të jetë një nga banorët e “Big Brother VIP 3”. Moderatorja Kiara Tito kryeson për këtë javë me 5 mijë ndjekës më shumë.