Celebrities Gossip Showbiz

Ajo mund të jetë vajza e Eminem por nuk jeton aspak në luks, për çudinë tuaj Alaina Scott punon si estetiste!

Vajza e Eminem, Alaina Scott, është duke punuar në një sallon si estetiste pavarësisht se babai i saj vlerësohet të ketë një pasuri prej 260 milionë dollarësh. Fotografitë e reja të siguruara nga The Sun tregojnë 30-vjeçaren, në një parukeri dhe spa pranë shtëpisë së saj në Rochester Hills, Michigan. Një burim tha se Alaina e cila u adoptua nga ylli i muzikës hip-hop Eminem dhe ish-gruaja e tij Kim, ka një raport të shkëlqyer me klientët.

Megjithatë, ajo ka zgjedhur ta mbajë punën e saj të përditshme jashtë rrjeteve sociale. Imazhet e publikuara nga The Sun tregojnë Alainan duke biseduar me një kliente. Alaina shkoi në Universitetin e Oakland dhe fitoi një Bachelor të Arteve në Komunikim në degën e marrëdhënieve me publikun. Pavarësisht pasurisë kolosale të babait të saj, ajo ka qenë gjithmonë e prirur të punojë dhe të fitojë vet paratë e saj.

Ajo tani është një estetiste e trajnuar dhe e aftë për të kryer trajtime kozmetike të lëkurës, si për shembull ‘lifting’ apo depilim. Bukuroshja jeton në një komunitet të qetë me burrin e saj Matt Moeller. 30-vjeçarja u martua me Matt më 9 qershor në Detroit, Michigan, ndërsa të pranishëm ishin dhe anëtarët e familjes, përfshirë motrën e Alaina, Hailie Jade Scott, e cila ishte shoqëruese e nuses.