Aktualitet

Aksident i rëndë në Greqi/ Makina përplas dy qytetare në stacionin e autobusit, njëra shqiptare!

Një aksident është shënuar në Greqi pak orë më parë, ku kanë mbetur dy viktima gra, midis tyre një shqiptare.

Sipas informacioneve, raportohet se të dyja gratë kanë qenë duke pritur autobusin dhe një automjet ka kaluar me shpejtësi dhe i ka marrë përpara. Si pasojë një 68-vjeçare greke dhe një 21-vjeçare me origjinë shqiptare kanë humbur jetën. 21-vjeçarja fillimisht u dërgua e plagosur në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Aksidenti tragjik ndodhi në Patrida Veria, teksa e reja po priste urbanin, kur një automjet ka kaluar në korsinë e kundërt duke përfunduar në stacionin e autobusit.

Mësohet se viktima është identifikuar si Elisa Doka, e cika mbeti e vdekur, pasi u përplas nga makina.

Automjeti, që drejtohet nga një 64-vjeçar, ka aksidentuar Dokën dhe një tjetër këmbësore që priste në stacion autobusin, duke i tërhequr zvarrë. Nga përplasja 68-vjeçarja ka përfunduar në oborrin e një banese aty pranë dhe ka humbur jetën, ndërsa 21-vjeçarja u transportua në spitalin, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

“Urbani ishte vetëm 50 metra larg dhe në pak sekonda dy viktimat do të ishin në autobus. Makina e hodhi vajzën më shumë se dhjetë metra larg”, tha një dëshmitar për mediat greke.

Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se nuk është ndjerë mire teksa drejtonte mjetin dhe për shkak të kësaj ka humbur kontrollin e makinës, është arrestuar. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia.