Aksident me vdekje në aksin Orikum-Llogara

Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Orikum-Llogara ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një personi. Mësohet një automjet ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë ku si pasojë ky i fundit nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.