Aktualitet

Aksident në Cërrik, ndërron jetë këmbësori

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mbrëmje në Cërrik. Sipas burimeve në terren, mësohet se një mjet ka aksidentuar një këmbësor, identiteti i të cilit mbetet ende i panjohur.

Bëhet me dije se viktimë është një person rreth të 60-ave, ndërkohë që mendohet se shkaku mund të jetë bërë errësira në atë aks rrugor, që i ka pamundësuar shoferit kalimtarin.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar dinamikat e aksidentit fatal.