Aktualitet

Aksident në Maliq, makina përplas për vdekje këmbësorin 64 vjeçar!

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, ku është përplasur për vdekje këmbësori 64-vjeçar.

Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi me iniciale A. R. Ka përplasur viktimën F. Z. në afërsi të aksit rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg të Maliqit.

Me shoferin po kryhen procedurat e nevojshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.