Aktualitet

Aksion masiv ndaj qendrave Call Center në Shkodër, 150 të shoqëruar!

Një aksion masiv është duke u zhvilluar ndaj qendrave të Call Center-ave të dyshuara si të paligjshme në qytetin e Shkodrës.

Policia ka ndërhyrë në disa laqe të ndryshme të qytetit, ku deri më tani mësohet se janë 150 persona të shoqëruar. Dyshohet se përmes mashtrimit, ata përfitonin shumë të konsiderueshme nga qytetarët europianë.

Dy call center-a në zonat  e njohura si “Ura Dervishbeg” dhe pranë teatrit “Migjeni” janë boshatisur nga uniformat blu.

Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me operacionin apo identitetin e të shoqëruarve.