Showbiz

Aktorët e njohur i japin fund lidhjes 8-vjeçare

Aktorët e njohur amerikanë, Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Sipas “People”, dyshja pas një fejese 7-vjeçare kanë vendosur mos të qëndrojnë më me njëri-tjetrin. “Ka qenë miqësore dhe ata kanë kaluar një rutinë të shkëlqyeshme për bashkë-prindërimin. Fëmijët janë përparësia dhe zemra e marrëdhënies së familjes së tyre,”-tha burimi për People.

Sudeikis dhe Wilde, të njohur për rolet e tyre të shumta nëpër filma, janë prindër të dy fëmijëve, djalit Otis, 6-vjeç dhe vajza Daisy, 4-vjeçe. Rikujtojmë, se 36-vjeçarja Olivia dhe Jason, 45-vjeç, filluan lidhjen në vitin 2011, më pas u fejuan më 2012.

Në fillim të atij viti, Jason kishte deklaruar se ndihej shumë i lumtur dhe shumë i dashuruar. Ndërkaq, aktorja dhe njëkohësisht producentja e famshme, Olivia ka qenë më parë e martuar me princin italian, Tao Ruspoli, martesë që zgjati 8 vjet. Nga ana tjetër, Jason ka qenë i martuar për 6 vite me Kay Cannon, nga i cila u nda në vitin 2010.