Celebrities Gossip Showbiz

Ja si përgjigjet Olivia Wilde kur e pyesin për Justin Bieber…

Olivia Wilde ka zbuluar këngëtarin e saj të preferuar. Aktorja dhe regjisorja u shfaq në një episod të “SubwyTakes” dhe drejtuesi i talk show-t, Kareem Rama, i bëri një pyetje hipotetike duke iu referuar Justin Bieber-it dhe Olivia pa ngurruar e konsideroi atë si këngëtari më i mirë në Tokë.

Ndërkaq, rikujtojmë që Wilde ishte në lidhje me këngëtarin Harry Styles për gati dy vjet përpara se të ndaheshin nëntorin e kaluar. Justin Bieber nga ana tjetër po përflitet se do të bëhet së shpejti baba. Megjithatë, as Hailey dhe as përfaqësuesit e saj nuk kanë konfirmuar apo folur për spekulime të tilla. Edhe pse Justin dhe Hailey Bieber kanë shprehur dëshirën e tyre për të pasur fëmijë së bashku, ka diçka që e pengon themeluesen e Rhode Skin. Në një intervistë me The Sunday Times, modelja 26-vjeçare u shpreh se ka frikë të zgjerojë familjen e tyre.