Showbiz

Aktori hollivudian i jep fund beqarisë

Chris Pratt dhe vajza e Arnold Schwarenegger janë martuar.

Pas gati 2 vitesh lidhje, çifti i famshëm u kurorëzuan në martesë ditën e kaluar duke i dhënë fund beqarisë.

Ceremonia e tyre ishte krejtësisht private dhe u zhvillua në Montecito, Kaliforni. Burime pranë tyre kanë konfirmuar se për dyshen dhe familjen e tyre kjo ditë ishte një bekim i vërtetë.

Kujtojmë se Pratt ka qenë i martuar prej 8 vitesh me aktoren e komedisë Anna Faris me të cilën ka edhe një djalë 6-vjeçar.

39-vjeçari e zbuloi lidhjen me Katherine, muaj më parë ku e uroi online për ditëlindjen e saj.