Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur fitoi çmimin e rëndësishëm në “Oscar”, fansat revoltohen…ja kush e meritonte sipas tyre!

“Nomadland”, drama amerikane nga Chloe Zhao, ka triumfuar në edicionin e 93-të të ndarjes së Çmimeve “Oscar”, duke marrë statujën e artë. Kur të gjithë mendonin se “Aktori Më i Mirë” do të shkonte për të ndjerin Chadwick Boseman, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, nuk ndodhi aspak kështu.

Kjo statujë shkoi për Sir Anthony Hopkins, për interpretimin e tij në filmin “The Father”. Ky ishte nominimi i gjashtë i 83-vjeçarit për “Oscar”. Ai arriti të fitonte përballë aktorëve të njohur si Riz Ahmed (Sound of Metal), Chadwick Boseman (Ma Rainey’Black Bottom), Gary Oldman (Mank) dhe Steven Yeun (Minari).

Kategoria e “Aktorit më të Mirë” ishte çmimi i fundit i natës dhe fitorja e Hopkins shkaktoi shqetësime të shumta në mediat sociale. Shumë teorizuan se Boseman do të shpallej fitues dhe shfaqja e çmimeve do të mbaronte me një nderim të karrierës së tij të ndritur.

Por kjo nuk ndodhi dhe shumë njerëz “shpërthyen” në rrjetin social “Twitter”. Dikush ka shkruar:

Asnjë çmim për Chadwick Boseman? Jam i nevrikosur! Prehu në paqe, mbret! Filmat e tu gjithmonë do të kujtohen! 

Dikush tjetër ka shkruar:

Duke ditur që Chadwick Boseman nuk do të fitoj kurrë një çmim “Oscar”, është tërësisht zemërthyese kur sonte ai e meritonte të fitonte me të drejtë. Ja përse e ruajtën kategorinë e tij për në fund. Në djall…

E sikur të mos mjaftonte kjo, Hopkins nuk ka qenë i pranishëm as në ceremoni dhe prezantuesi Joaquin Phoneix, që fitoi në kategorinë “Aktori më i mirë” vitin e shkuar për rolin e tij në filmin “Joker”, pranoi çmimin në mungesë të artistit. Anthony nuk ishte i pranishëm sepse aktualisht ai ndodhet në Uells.