Showbiz

Aktori shqiptar tregon për dasmën e ëndrrave

Aktori i famshëm shqiptar Amos Zaharia dhe e dashura e tij Gigliola kanë qënë të ftuar ditën e djeshme në “Pasdite në Top Channel” ku kanë folur për jetën e tyre në çift dhe marrëdhënien 3-vjeçare.

Ata janë një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar dhe nëse i ndiqni në rrjetet tuaja sociale do të shihni se kanë një marrëdhënie solide ndërkohë që shfaqen kudo bashkë.

Aktori dhe këngëtarja kanë treguar se shumë shpejt dëshirojnë të martohen dhe të kenë një ceremoni private. Zaharia ka treguar se dasma perfekte për ta do të ishte në bregdet ku të gjithë të jenë të veshur me të bardha.

Ndryshe nga Elia që pati një ceremoni mbretërore, Amos ka shtuar se ai është tjetër natyrë dhe preferon që dasma e tij të jetë e vogël dhe intime.