Celebrities Film & Tv

Aktori Daniel Craig nuk po di të ndalet! Ja cili është suksesi i tij i rradhës…

Aktori Daniel Craig u shfaq në ‘Good Morning America’ për të diskutuar në lidhje me daljen e tij më të fundit si Bond pasi ‘No Time To Die’ pritet që të dalë në SHBA gjatë kësaj jave. Gjatë emisionit ai është shprehur se:

Unë mendoj se do të më duhen 15 vjet për të zgjedhur të gjitha këto. Është kaq i çmendur. Marrja e një ylli në ‘Walk of Fame’ në Hollywood, është kaq surreale për mua nga ku vij në jetë. Pra, po, unë jam duke i marrë të gjitha. Por është koha për të përfunduar.

Gjatë intervistës ai gjithashtu foli me dashuri për edhe për yjet e tjerë, duke e quajtur kundërshtarin e Bond, Rami Malek një njeri të bukur dhe e përshkroi aktrimin e Lashana Lynch në filmin e ri si shumë të mahnitshëm.

Ai shtoi gjithashtu se:

Lloji i aktrimit me të cilin përfshihemi në këto filma është gjithmonë një standard kaq i lartë.

Ylli foli edhe për mënyrën se si ndihet duke parë veten në filma, duke thënë:

 Oh, thjesht e tmerrshme! Unë po shikoj fjalë për fjalë veten time dhe them “Pse ai qëndron kështu?”

Në fund të intervistës Daniel u pyet se cilat ishin pjesët më të mira për të, të të qenit Bond, duke zbuluar se makina e tij e preferuar ishte DB5, sekuenca e tij e preferuar e marifeteve u zhvillua në Casino Royale, dhe vendi i tij i preferuar i xhirimeve ishte Paranal, në Shkretëtirën e  Atacamës në Kili.

Rikujtomë gjithashtu se filmi i këtij viti ‘No Time To Die’ pati një rekord që në fillimet e tij pasi u transmetua në 772 kinema në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë ku arriti 25 më shumë se mbajtësi i rekordit të mëparshëm që ishte Star Wars: Rise of Skywalker i vitit 2019, duke e bërë atë shfaqjen më të gjerë të Universal ndonjëherë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Skyfall, dalja e tretë e Danielit si 007, u transmetua në 587 kinema kur u shfaq në vitin 2012. Më shumë se 30,000 njerëz blenë bileta për shfaqjet e filmit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë dhe 1.6 milion bileta u shitën për katër ditët e para pas hapjes , 12% më shumë se Spectre por e ngjashme me Skyfall.