Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Drew Barrymore nuk i poston kurrë fëmijët e saj në rrjete sociale dhe ka një arsye për këtë!

Së fundmi, aktorja e njohur Drew Barrymore ka zbuluar arsyen se pse nuk poston foto të fëmijëve të saj në rrjetet sociale. E ftuar në podcast-in e Armchair Expert, i organizuar nga Dax Shepard dhe Monica Padman, Drew u shpreh se nuk dëshiron t’i postoj ata pasi janë ende të vegjël.

Unë nuk i postoj fëmijët e mi në mediat sociale. Unë jam pak strikte me to. Ato bëhen me humor të keq kur kuptojnë se nuk do të dalin para kamerës, por ato e dinë shumë mirë arsyen pse. Mua thjesht nuk më pëlqen. Unë dua që ata të jenë fëmijë. 

Shumë të famshëm nuk mund të kontrollojnë fotografitë që kapin paparacët, por ata mund të vendosin se çfarë të postojnë në rrjetet e tyre sociale. Ndërsa disa zgjedhin të tregojnë ditën e tyre si familje dhe të shfaqin bëmat e fëmijëve të tyre, të tjerët preferojnë ta shmangin atë me çdo kusht. Rikujtojmë, se Barrymore është një nënë e divorcuar dhe ka dy fëmijë, Olive, 9-vjeçe dhe Frankie, 7-vjeçe.

Ndërkaq, para disa kohëve ylli i “Hollywood”-it, Leonardo DiCaprio apeloi për lumin Vjosa në Shqipëri, me kërkesën që t’u thuhet “Jo” ndërtimit të HEC-eve përgjatë shtratit të tij. Duke shfrytëzuar ndikimin e madh që ka në rrjetet sociale, DiCaprio publikoi në Instagram disa statistika “të frishme”, për mënyrën se si temperatura po lëviz në tokë, duke shënuar rritje të dyfishuar në mesataren e disa vendeve. Të shumtë ishin ata që e mbështetën aktorin duke dhënë komentet e tyre, por ajo që surprizoi me komentin e saj ishte aktorja Drew Barrymore.