Celebrities Film & Tv Gossip

Aktorja e njohur sapo na zbuloi se Dwayne Johnson nuk di të puthë!

Dwayne Johnson është një aktor që ka luajtur shumë role në filmat më të njohur në ‘Hollywood’ si ‘Fast & Furious’, ‘Jumanji’, ‘Baywatch’, e shumë të tjerë. Përveçse rolet e tij janë shumë të pëlqyera, aktori njihet si një ndër meshkujt më muskulozë dhe seksi të ‘Hollywood-it’.

Megjithatë, jo çdo gjë është ashtu siç duket! Nuk besojmë se ka vajzë që nuk do të donte të puthte Johnson, i njohur me emrin e artit si ‘The Rock’, por një nga ato që e ka provuar zbulon se nuk do t’i shijojë aq shumë sa mendojnë.

Në ceremoninë e shfaqjes së filmit më të ri ku Dwayne është aktor kryesor së bashku me Emily Blunt, e njohur për rolet e saj në filmat e njohur si “Djalli vishet me Prada’, ‘A Quiet Place’, ‘Rikthimi i Mary Poppins’ etj, aktorët kanë treguar për prapaskenat e xhirimeve.

Nuk kishte si të mungonte pyetja ngacmuese nga intervistuesi në lidhje me skenën e puthjes të dy yjeve të ‘Hollwood-it’. Gazetari pyeti Emily-n se çfarë po humbin vajzat nga puthja e aktorit, por përgjigjja nuk është ajo që prisnim.

Ju po humbisni… E dini atë ndjesinë pasi lani dhëmbët dhe ndjeni freski, është një ndjesi shumë e mirë, por jo nuk do të përjetoni atë…

Epo, vajza nuk po humbisni ndonjë gjë të madhe, këtë e thotë eksperienca…