Showbiz

Akuzohet nga fansat për ofendime dhe kërcënime, reagojnë përfaqësuesit e Eminem

Së fundmi reperi i famshëm Eminem është akuzuar nga fansat e tij më të zjarrtë se ai ka ofenduar e kërcënuar gjatë lançimit të koleksionit të tij më të ri të veshjeve në Londër.

Artisti ka bashkëpunuar me markën e famshme “Rag & Bone” për një koleksion të ri të frymëzuar nga turneu muzikor i tij, “Revival”.

Gjatë takimit me fansat në një qendër tregtare në Londër mesa duket Eminem nuk është shfaqur në gjendjen e tij më të mirë. Fansat janë shprehur për “Mail Online” se reperi krahas faktit që u shfaq me vonesë, dukej i mërzitur dhe ndenji vetëm 5 minuta për të shkrepur disa foto me të pranishmit.

Kur po largohej, Eminem nisi të ofendojë fansat e tij dhe t’u drejtonte atyre gishtin në shenjë ofendimi. Përfaqësues të tij i kanë mohuar të gjitha këto akuza duke u shprehur se fansat nuk kanë asnjë fakt konkret.