Showbiz

Akuzohej për abuzim seksual, Stallone shpallet i pafajshëm

Vitin e kaluar autoritetet përkatëse të Santa Monica-s pranuan akuzën e një gruaje e cila pretendonte se aktori Sylvester Stallone e kishte përdhunuar në zyrën e tij 28 vite më parë.

Ylli i “Rocky” ka qenë gjatë gjithë vitit nën hetim dhe ka pranuar se kishte një raport me gruan. Ai theksoi se me gruan, identiteti i së cilës mbetet i panjohur për publikun, ka qëndruar për 3 ditë në Izrael gjatë kohës që ai ishte në xhirimet e “Rambo III”, në vitin 1987.

Dy dëshmitarë kanë dalë kundër pretendimeve të saj se është përdhunuar nga Sylvester në vitin 1990 dhe nuk ka asnjë provë që të vërtetojë këtë ngjarje. Ditën e djeshme autoritetet e policisë së Santa Monica e shpallën 72-vjeçarin të pafajshëm.