Showbiz

Akuzohet për ndërhyrje në bel, Luana Vjollca zbulon të vërtetën

Moderatorja e famshme e Top Channel duket sa vjen e zbukurohet e së bashku me komplimentet ka edhe akuza rreth pamjes së saj të cilat ajo gjithmonë përpiqet t’i sqarojë.

Krahas komenteve për ndërhyrjet në fytyrë së fundmi Luana është akuzuar edhe për heqjen e brinjëve në mënyrë që beli i saj të duket më i hollë.

Nëpërmjet postimit të disa fotove në historinë e Instagram-it, moderatorja e “Shiko Kush Luan”, ka treguar se ajo nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për t’u dukur kështu siç është sot.

Luana ka postuar disa foto të rreth 7 viteve më parë në plazh ku menjëherë bie në sy beli i saj i hollë. “Si ishte muhabeti i belit e këtyre gjërave të tjera domethënë”, shkruan ajo me ironi përbri fotos.