Celebrities Ndryshe

Alban Dudushi: “Rama nuk ‘hahet’ me kolegët po me gazetarët, duhet ta menaxhosh se të ikën nga studio!”

Emisioni më ‘ndryshe’ që keni dëgjuar ndonjëherë vjen për ju çdo të martë në TAR në drejtimin e Salsano Rrapit dhe Adi Pojana. Këtë herë i ftuar ishte gazetari i njohur Alban Dudushi, i cili na tregoi shumë si për jetën e tij profesionale, përfshirjen në politikë dhe paksa nga jeta personale.

Fillimisht, Dudushi na tregoi për të ftuarit e tij, cilin prej tyre ka vlerësuar më shumë, kush i ngre më shumë nervat e të tjera si këto.

Politikanët nuk m’i ngrenë nervat fare. Vjen një moment që e kupton se të gjithë aktrojmë nga pak po ata më shumë.  Ngjela më ngren nevrat. Do gjithmonë vëmendje. Më thotë ‘a ke lexuar apo s’ke lexuar’, kot se nuk ka lexuar asgjë vet. Po të shohësh tani të gjithë e marrin në Skype, nuk e marrin në studio. Edhe në Skype dhe i pushtoi gjysmën e emisionit. Si politikan që vlerësoj, unë mund të përmend Bamir Topin, është shumë komod në studio. Dhe Sali Berisha është komod në studio. Edi Ramën duhet ta menaxhosh sepse të ikën. Po ta vini re, Rama kur hahet me të tjerët nuk i ka me kolegët e tij politikan, e ka me gazetarët.

A ka menduar ndonjëherë Dudushi që t’i futet politikës? Gazetari nuk na dha një përgjigje të prerë duke lënë hapësirë të mendojmë se mund ta marrë parasysh në të ardhmen.

Jo, nuk e kam menduar politikën në këtë lloj forme. Zoti mos na provoftë (qesh), tani për tani jo, por kurrë mos thuaj kurrë ka thënë Sali Berisha.

E duke kaluar pak te jeta private, Dudushi na tregoi se si i kanë të ndara ‘rolet’ në shtëpinë e tyre Dudushi dhe partnerja e tij, Bieta Sulo.

Kryeministër në shtëpi: Bieta

Ministri i Ekonomisë:Bieta

Ministri i Brendshëm: Albani

Ministri i Turizmit: Në përgjithësi e ndajmë me javë

Kodin e telefonit të njëri-tjetrit e kemi. Bieta nuk merr vesh fare fare nga teknologjia dhe unë merrem me celularin e saj. Bieta është koka, unë jam qafa, përgjithësisht ndodh e kundërta, por kam qejf të jem unë ai që lëviz kokën.