Celebrities Music Showbiz

Alban Skënderaj i rikthehet ‘muzikës së zemrës’…

Alban Skënderaj është njohur gjithmonë si një këngëtar që i qëndron besnik stilit të tij muzikor edhe pse së fundmi këngëtari ka sjellë disa projekte muzikore që janë jashtë stilit të tij. “E para/I Pari”, bashkëpunimi i tij me Dafina Zeqirin, i publikuar këtë verë, u komentua në mediat online, si një këngë që e sjell ndyshe artistin.

Ditën e sotme, artisti ka paralajmëruar se do publikojë projektin e tij të radhës dhe ndër të tjera ka shkruar se është koha t’i rikthehet muzikës së zemrës. Bashkangjitur postimit të hedhur në Instastory, Albani shkruan:

Eshtë koha për mua t’i rikthehem muzikës së zemrës. Sonte në orën 18:00.