Showbiz

Albumi i saj i 7-të një rrëfim personal i Demi Lovatos

Këngëtarja e famshme Demi Lovato ka vendosur që dhembjen e saj ta kthejë në një rrëfim që mendon se do të ndihmojë shumë njerëz të cilat kanë kaluar të njejtat probleme si ajo.

Me anë të disa postimeve në Insta Story, Demi u shpreh se ka vendosur të tregojë historinë e saj të varësisë nëpërmjet albumit të ri që do dalë shumë shpejt në treg.

Ky do të jetë albumi i 7-të diskografik i këngëtares e cila vitin e kaluar thuajse humbi jetën nga një mbidozë droge.