Showbiz

Aleks Seitaj zbulon 3 fazat nëpër të cilat kalon thuajse çdo person i gjatë

Aktori i humorit Aleks Seitaj i’u bashkua sot Ksenjës dhe Albanës në studion e Live From Tirana pasi ndryshe nga ditët e tjera folëm për gjatësinë dhe le të themi se Aleksi me 2 folëset tona kishte një diferencë ekstreme tek kjo pjesë.

Ndodh rëndom që personazhet e njohur të kenë më sukses gjatë karrierës falë gjatësisë së tyre e sidomos aktorët për të cilët shpeshherë gjatësia është një faktor kyç në një rol të caktuar.

Sa i përket Aleksit ai u shpreh se fakti që është shumë i gjatë është diçka që e përjeton çdo ditë por çdo ditë në mënyra të ndryshme. Aktori theksoi se gati të gjithë personat që janë shumë të gjatë kalojnë nëpër 3 faza të perceptimit të gjatësisë së tyre nga të tjerët.

“Biseda e gjatësisë ndodh gjithmonë në një ambient me njerëz dhe ka gjithmonë 3 faza, është si proces. Më thonë ‘ouu sa i gjatë ky’, ‘ohh sa i çuditshëm’ pastaj në fund thonë ‘ahh është ky aktori i gjatë'” -tha ai për mikrofonin e Top Albania Radios.

Sakaq, kujtojmë se Aleksi do të nisë rrugëtimin e tij në radio me show që pritet të nisë së shpejti, “Merre me Lëng” së bashku me 2 të tmerrshmit e tjerë të Instagram-it, Anisa Kushta dhe Nilsa Hysi.