Film & Tv Live From Tirana

Aleks Seitaj sugjeron pesë filmat e tij më të dashur!

I ftuar në të mërkurën artistike në “Top Albania Radio”, ishte aktori që është përqafuar shumë shpejt nga publiku e së fundmi ka bërë bujë në Instagram nëpërmjet videove të tij gazmore, Aleks Seitaj. Ai ka përzgjedhur për ne pesë filmat e tij të preferuar që duhen parë me patjetër.

  “The basketball diaries” (1995)

Ky është një film që bazohet në një histori të vërtetë. Një film emocional e shumë i rëndësishëm në jetën time. Kur e kam parë i kam thënë vetes: “Unë dua të bëj këtë, të merrem me basketboll”.

“Schindler’s list” (1993)

Është një film i fortë, të godet emocionalisht. Përderisa bazohet në një histori reale, vjen më pranë publikut. Çdo gjë është kaq perfekte dhe e qendisur, saqë ti e sheh edhe merr ndjesinë që të duhet.

     “Hair” (1979)

Një super “musical” që e dashuroj pamasë, mund ta shikoj në çdo moment. I përmbledh të gjitha, nga këngët emocionale e momentet që të prekin deri te momentet që të falin pozitivitet pafund.

    “Whatever happened to baby Jane” (1962)

Ky film është interesant pasi bashkohen dy “kafshët” e mëdhaja të HollyWood-it. Më pëlqen për lojën që ka bërë aktori Bette Davis.

 “Agora” (2009)

Filmi flet për historinë e një filozofeje në Aleksandrinë e lashtë. Më pëlqen aq shumë saqë e kam dhe tatuazh. Kam patur fatin që të isha dhe në setin e xhirimit.