Celebrities Gossip Showbiz

Alessandra Ambrosio feston sot 41-vjetorin!

Alessandra Ambrosio është një modele, aktore, sipërmarrëse dhe personazh publik braziliano-amerikane shumë e dashur. Ajo njihet për punën e saj me Victoria’s Secret pasi ishte modele e kompanisë nga viti 2004 deri në vitin 2017.

Ajo ka qenë modele për një sërë emrash si Christian Dior, Armani, Ralph Lauren dhe Next. Ajo shpeshherë është në qendër të vëmendjes mediatike për fotot e saj shumë provokuese dhe pozat mbresëlënëse. Ambrosia është konsideruar ikonë e modës dhe ka emër në industrinë e modës.

Alessandra ka lindur në 11 prill të vitit 1981 dhe sot feston 41-vjetorin. Në moshën 12-vjeçare ajo nisi klasat e modës. Ajo ka marrë pjesë në një sërë kompeticionesh që në një moshë të hershme dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme.

Megjithatë, ylli nuk ka qenë në qendër të vëmendjes vetëm për shkak të pamjes së saj, por edhe jeta personale e bukuroshes është komentuar shpeshherë. Ambrosio u fejua me sipërmarrësin amerikan Jamie Mazur në vitin 2008. Ata kanë dy fëmijë, teksa në 27 mars të vitit 2018, Ambrosio njoftoi ndarjen e çiftit.

Shumë e dashur dhe e komentuar në botën e modës dhe showbiz-it, ju njohim me disa nga pozat më të komentuara të yllit. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, Alessandra postoi në Instagram disa imazhe duke ngrënë ëmbëlsirë ku dukej vërtet tërheqëse.