Showbiz

Almeda Abazi shpreh hapur pakënaqësinë nga produksioni i “DWTS”

Modelja dhe aktorja e famshme shqiptare e cila është e martuar me aktorin turk Tolgahan Sayışman ishte e ftuar nga produksioni i “DWTS” për të drejtuar spektaklin gjatë gjithë edicionit.

Megjithëse dukej se gjithçka kishte shkuar për mrekulli pas përfundimit të saj dhe rikthimin në Turqi, bukuroshja 26-vjeçare zbuloi se kishte lënë shumë për të dëshiruar sa i përket mikëpritjes dhe respektit nga produksioni.

E indinjuar, ajo pak orë më parë ka postuar një shkrim në historinë e Instagram-it ku i drejtohet produksionit për t’i tërhequr vëmendjen. Para se të largohej Almedës i është kërkuar të paguaje për shpenzimet ekstra, si uji, larje të rrobave dhe hekurosjen e tyre.

Ajo shtoi se është e prekur nga fakti që bashkëshorti i saj i cili erdhi në Tiranë pa asnjë lloj përfitimi nuk u prit as me fjalën ‘mirë se erdhe’.