Showbiz

Aludohet se John Travolta mund të jetë homoseksual, mikja e tij sqaron gjithçka

Ditët e fundit në median rozë amerikane kanë nisur aludimet se aktori i famshëm John Travolta është homoseksual.

Fansat e artistit nisën të hulumtonin në të kaluarën e tij për zbuluar të vërtetën deri kur mikja e tij, aktorja Kristie Alley sqaron si qëndron situata.

Aktorja e cila është pjesë e “Big Brother America- VIP Edition”, tha në një intervistë se nëse nuk do të kishte qenë e martuar me bashkëshortim e saj në kohën kur njohu John, atëherë ata do të kishin përfunduar bashkë.

67-vjeçarja shtoi se Travolta jo vetëm që nuk është gay por në rininë e tij ka qenë shumë i shkathët me vajzat. Dinte si të flirtonte e t’i bënte ato për vete dhe sipas këto thashetheme janë më qesharaket që ka dëgjuar ndonjëherë.