Botë e Çuditshme

Amerikë, fiton lotarinë për të tretën herë, me biletë të blerë në të njëjtin vend!

Ka fat, por ka edhe super fat në lotari! Ka diçka për të dëshmuar një 61-vjeçare amerikane nga Maryland në Shtetet e Bashkuara. Për të tretën herë, në të njëjtin dyqan, fatlumja fitoi 50 mijë dollarë. Diçka më shumë unike se e rrallë.

Nuk mund ta besoja, ndodhi përsëri!

E në fakt duket e pabesueshme, por ndodh edhe kështu, si në rasin e kësaj gruaje, e cila ka punuar si dado e tani është në pension e çfarë pensioni se…  Ajo bleu dy bileta gërvisht e fito, secila nga 5 dollarë, të serisë Lucky, pranë Talbert’s Ice & Beverage Service të Bethesda-s. Me të parën nuk goditi, por e dyta ama, i dhuroi plot 50 mijë dollarë.

Edhe në 2018-ën, fati ishte me gruan, e cila dy herë fitoi lotarinë e siguroi 100 mijë dollarë. Por, nuk është e thënë e siç shprehet edhe vetë super fituesja amerikane:

Njerëzit luajnë çdo ditë e nuk fitojnë. E pabesueshme, që unë kam fituar tre herë!