Celebrities Gossip Showbiz

Ami pranon publikisht se është xheloze për Ermalin!

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të ‘vjetra’ të showbiz-it shqiptar. Prej shumë vitesh tanimë dyshja ka krijuar një familje dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Mirëpo, padiskutim sado e konsoliduar të jetë një marrëdhënie, xhelozitë në çift janë të pashmangshme. E kur bëhet fjalë për një personazh si Ermali, i cili bashkëpunimet në profesionin e tij i ka të shumta, nuk mund të mungojë pyetja nëse Ami bëhet xheloze.

Në një bisedë ‘online’ të bërë së fundmi me ndjekësit, prezantuesja bukuroshe i është përgjigjur kësaj pyetje shumë sinqerisht.

Duhet gjithmonë se i shton lezetin lidhjes. Duhet ta praktikoni të gjithë me pak fjalë, sepse e bën partnerin të ndihet i rëndësishëm për ty. 

Ami prej vitesh tanimë është larguar nga ekrani dhe roli i saj si prezantuese, gjë prej së cilës u bë e famshme. Fillimisht, bukuroshja e nisi si balerinë në programin e njohur të humorit “Portokalli” dhe më pas si moderatore.

Megjithatë, ajo bëri një pauzë pasi ju përkushtua familjes dhe biznesit të saj privat. Mungesa e saj në televizion duket se ka ‘shqetësuar’ dhe ndjekësit e saj që e kanë pyetur në një ‘bisedë online’ në Instagram.

Gjatë kësaj periudhe projektet që më janë ofruar nuk kanë peshuar më shumë se ç’mund të bëj unë në kohën që do më mbajnë të angazhuar.