Aktualitet Politikë

Amnistia penale/Basha: Përfshihen vepra që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve, nuk përfiton shumica e protestuesve!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se amnistia penale është një pazar i ndyrë mes qeverisë dhe Rithemelimit.

Basha theksoi se po luhet një pazar i ndyrë me amnistinë. Ai shtoi se zyrtarët e korruptuar do përfitojnë nga amnistia dhe kjo është e tmerrshme. Sipas Bashës, nuk përfitojnë as protestuesit, që mbrojtën shtëpitë e tyre nga shembjet dhe që përndiqen me veprën penale “Kundërshtimi i policisë, në bashkëpunim”.

Basha: Prej 3 muajsh amnistia, prej se cilës do të përfitojnë qytetarë të dënuar për vepra penale që nuk kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar u mbajt peng.

Edhe pse PD e bëri të qartë prej fillimit që kishte dy qëndrime dhe do ta votonte këtë amnisti.

Normalisht nëse ky propozim do të vinte sot në seancë do të kishte votat e PD, por ky nuk është propozimi që i vjen  qytetarëve.

Qesharake në dhimbje përpjekja se si përdoren festat fetare, deri në mallëngjim të fejesave dhe martesave të reja, që deri dje shaheshin me libër shpie.

Pengesa kryesore  që çdokush në këtë sallë duhet t’i njohë vetes, është të mos mashtrojë.

Fakti i parë, në këtë propozim ka një sërë veprash që kanë të bëjnë më korrupsioni e zyrtarëve, gjyqtarëve apo prokurorëve, që nuk duhet të përfshihen në këtë amnisti.

Këto janë fakte të publikuar nga PD. Këto vepra penale nuk mund të përfitojnë amnisti. Nuk mund t’i bashkangjitet hallit të njerëzve që me të vërtetë kanë nevojë, zyrtarë të korruptuar.

Gënjeshtra e dytë ka të bëjë me prostestuesit. Shumica e protestuesve ndiqen për kundërshtim të forcave të policisë dhe sic u thanë pak më parë këtu, janë jashtë kësaj amnistie.

Është e qartë se cfarë lloje po luhet. Se cfarë pazari i ndyrë po propozohet. Njëra palë ka hallin t’i njihet etiketa false, pala tjetër ka hallin e zyrtarëve që po  bien cdo e më shumë në burg.

Mesazhi që i cohet SPAK është “ ju i dënoni, ne i lirojmë”.