Showbiz

Andrra zbulon se kush e ka frymëzuar krijimin e albumit të saj të parë muzikor

Me Andrrën jemi njohur për herë të parë falë këngës së saj të vitit 2017-të, “Palinë” që asokohe u bë pjesë e The Top List e konsideruar si një ndër artistet e reja më të talentuara.

Për shkak se sot në Live From Tirana folëm për ninullat, ajo u bë pjesë e emisionit duke na folur për këngën e saj “Ninulla e Zanës”. Andrra emri i vërtetë i të cilës është Fatime Kosumi rrëfeu se kjo ninullë është kolona zanore e filmit “Zana”, që shpalos historinë tragjike të një nëne dhe fëmijës së saj.

Gjatë intervistës për Top Albania Radio, Andrra shtoi se krahas kësaj ninulle, këngët e saj të mëparëshme janë frymëzuar nga jeta e vështirë e grave nëpër fshatra nisur dhe nga historia prekëse e nënës dhe gjyshes së saj.

Sakaq, këngëtarja shtoi se është duke punuar për albumin e saj të ri muzikor që pritet të lançohet në pranverë.