Showbiz

Angela Martini pranon për herë të parë lidhjen me Kanye West

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini mbrëmjen e kaluar ka qenë e ftuar në emisionin “Soirée” në Top Channel për të folur mbi karrierën e saj dhe librin autobiografik që sapo është publikuar.

Moderatorja e emisionit, Jonida Shehu nuk ka ngurruar ta ngacmojë për të zbuluar nëse është e vërtetë që Angela ka patur një lidhje me reperin Kanye West kohë më parë.

“Po, a të thash që nuk e kam problem me ta thënë” -rrëfeu Angela pa kurrëfarë ndroje.

Kujtojmë se aludimet për një marrëdhënie të mundshme midis Angelës dhe bashkëshortin të Kim Kardashian nisën në vitin 2013 por modelja e ka mohuar për shkak se asokohe nuk i pëlqenin zhurmat e kësaj natyre.