Auto & Moto

Genesis njofton për ndryshimet e reja të modelit GV70!

Genesis ka njoftuar për ndryshimet e reja të modelit GV70. GV70 ka qarkulluar në tregje botërore që nga fundi i vitit 2020, kështu që Genesis mendon se tani është koha për një përditësim të tij. Pas më shumë se 200 mijë njësive të shitura, crossover-i luksoz po merr ndryshime të lehta jashtë dhe një përditësim të madh brenda.

Bëhet e ditur se GV70 i vitit 2025 do të përmbajë ekran më të madh. Por, ka edhe ndryshime tjera përtej ekranit. Aty përfshihen paneli i kontrollit të klimës dhe timoni me dy ngjyra me një logo të re me krahë. Sa i përket pamjes së jashtme, GV70 nuk do të ndryshojë shumë, përveç disa ndryshimeve dhe përditësimeve në dritat e pasme. Për ndryshime të tjera, marka do të njoftojë javëve në vijim.