Celebrities Gossip Showbiz

Angela Martini sapo na tregoi ‘pikën e saj të dobët’!

Supermodelja e njohur Angela Martini para pak kohësh u bë nënë për herë të parë e një djali. Por, nëse nuk e dinit Angela ka zbuluar se e ka sjellë në jetë fëmijën me ndihmën e një nëne surrogate. Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe vetëm dy muaj më parë, ku Angela postoi foton e vogëlushit, mori një pushim të shkurtër për t’iu përkushtuar tërësisht familjes.

Ndërkaq, së fundmi me një foto nga avioni me të cilin po udhëton, Martini na ka treguar se çfarë e emocionon më së shumti kur udhëton. Modelja super seksi ka shijuar një film dhe krah fotos së postuar në Instastory ka shkruar:

Çdo herë që shoh filma në avion, qaj, bëhem shumë emocionale.

Ajo çfarë bie tjetër në sy në këtë foto është luksi i kabinës të avionit në “first class” që po udhëton Angela. Nuk na bën habi ky fakt pasi supermodelja është martuar me një nga burrat më të pasur në botë dhe ka kaq vite karrierë të suksesshme si modele.

Sjellim në vëmendje se bashkëshorti i Angela-s prej kohësh ka patur probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e arrestit ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh. Sjellim në vëmendje se bukuroshja së fundmi ka zbuluar si e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate.