Bota

Ankandi për shitjen e bizhuterive të trashëgimtares miliardere austriake Heidi Horten kundërshtohet nga hebrenjtë!

Shitja e bizhuterive të trashëgimtares miliardere austriake Heidi Horten, e cila ndërroi jetë në qershor 2022 në moshën 81-vjeçare, filloi me një ankand online. Shtëpia e ankandeve ”Christie’s” hapi ankandin online të qindra bizhuterive që i përkisnin miliarderes austriake. “Javën e ardhshme në Gjenevë do të ofrohet më spektakolari prej rreth 400 bizhuterive”, tha zëdhënësja e shtëpisë së ankandeve ”Christie’s” për të përditshmen zvicerane “Aargauer Zeitung”.

Së fundmi grupet hebraike kanë dënuar shitjen prej miliona dollarësh të bizhuterive që i përkasin miliarderes, burri i së cilës e ka bërë pasurinë në Gjermaninë naziste. Heidi Horten ishte një trashëgimtare austriake, burri gjerman i së cilës, Helmut Horten, kishte qenë anëtar i partisë naziste. Ai mori drejtimin e firmave hebraike ndërsa pronarët e tyre u larguan nga Gjermania e viteve 1930. Shtëpia e ankandeve Christie’s ka nxjerrë në shitje 700 bizhuteri, me vlerë më shumë se 150 milionë dollarë.

Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi, duke përfshirë kërkimin e Holokaustit dhe Christie’s gjithashtu do të japë një kontribut të rëndësishëm për kauza të mira. Rikujtojmë, se Horten ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 81-vjeçare, me një pasuri prej 2.9 miliardë dollarësh. Burri i saj, i cili vdiq në Zvicër në 1987, drejtoi kompaninë e tekstilit Alsberg pasi pronarët e saj hebrenj u larguan në vitin 1936.

Ky ishte i pari nga disa biznese hebreje që ai kishte nën sundimin nazist. Dyqani i tij Horten AG u bë një nga më të mëdhenjtë në Gjermani. Sipas një raporti të fundit nga historianët e Fondacionit Horten, ai kishte qenë anëtar i partisë naziste përpara se të dëbohej. Ankandi ka shkaktuar zemërim në mesin e grupeve hebreje, duke bërë thirrje që të ndalohen menjëherë shitjet.