Aktualitet

Ankimimi i Alibeajt për statutin e PD-së, caktohet gjyqtarja!

Elona Toro do të jetë gjyqtarja e cila do të shqyrtojë ankimin e bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për mos njohjen e statutit të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Toro u caktua për shqyrtimin e kësaj çështjeje, nga hedhja e shortit këtë të martë.

Shorti përcaktoi se trupa gjykuese do përbëhet edhe nga gjyqtaret Edlira Petri dhe gjyqtar Genti Shala.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gjykata e Apelit bëri thirrje që të ndalen sulmet politike dhe akuzat për një anshmëri në vendime.

Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri njohu statutin e Partisë Demokratike të miratuar në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas vendimit të Zhukrit, gjyqtarja Blerina Muça e riktheu çështjen për rigjykim dhe tashmë do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit nga Toro.