Music

Anxhelina Hadërgjonaj lëshon “bombën” e rradhës!

Ajo nuk ka ndërmend të ndalet. Pas rikthimit të saj në muzikë me këngën “Precious”, këngëtarja e njohur zbuloi para disa ditësh se kishte gati disa këngë, por nuk dinte cilën prej tyre të publikonte të parën. Në fakt, ajo kishte paralajmëruar se po përgatiste një projekt të ri, i cili ishte në përfundim e sipër.

“No drama” përfundoi më shpejt nga sa ne mendonim dhe tashmë është lançuar! Krahas postimit në Instagram ku njofton këngën e re, Anxhelina shkruan:

Shpresoj ta dashuroni po aq sa unë.

Rikujtojmë se kënga “Precious” pati një impakt shumë pozitiv dhe Anxhelina mori edhe mbështetjen e yllit të “KUWTK”, Kim Kardashian. Kjo e fundit publikoi këngën e artistes shqiptare në Instagram-in e saj dhe sigurisht që shumë e lumtur ndaj këtij gjesti, Anxhelina e falenderoi disa herë Kim-in.