Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët e bukura që i drejtohen Beatrix dhe Anxhelina njëra-tjetrës do t’ju emocionojnë shumë!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë. Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj.

Gjithashtu Trixa njihet për marrëdhënien e saj me kushërirën dhe njëkohësisht këngëtaren e njohur Anxhelina. Dy bukuroshet nuk na i kursejnë kurrë postimet së bashku ku i shprehin dashurinë njëra-tjetrës, si ka ndodhur dhe së fundmi, ku me anë të njëInstastory, Trixa duket se është bërë nostalgjike duke kujtuar një foto të vjetër me kushërirën e saj. Ky postim është ripostuar nga Anxhelina e cila shprehet se e ka marrë shumë malli për këngëtaren.

Vetëm pak orë më parë Trixa ka postuar në Instastory një video pa audio duke kënduar një këngë dhe shkruan “Veten mos e rrej” duke na bërë të mendojmë se mos ndoshta ky është projekti i ri muzikor i saj dhe këngëtarja ka zgjedhur të mos publikojë asnjë sekuencë duke na bërë edhe më shumë kuriozë. Mund të jetë ky një dedikim?