Celebrities Gossip Showbiz

Arbër Hajdari ‘thumbon’ Donaldin: “E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh…”

Të gjithë ishim gjithë sy e veshë mbrëmjen e 18 Shkurtit në natën finale të “Big Brother VIP”. Një mbrëmje shumë e veçantë dhe plot emocione. Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ishte një mbrëmje maratonë. Pas afërsisht 6 orëve në transmetim direkt u shpall edhe fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Mes Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri fitues u shpall ky i fundit. Pas një eksperience të paharruar, që ka zgjatur më shumë se katër muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurovëve. E gjithsesi, Donaldi për gjithë mbështetjen e marrë nga publiku është ofruar për të ndërtuar katër shtëpi për familjet në nevojë.

Mbrëmjen e djeshme në ‘Post Big Brother’, teksa Arbana ka pyetur opinionistin e këtij edicioni për mendimin e tij lidhur me këtë nismë, pasi tanimë  ky i fundit njihet për fondacionin e tij ‘Fundjavë Ndryshe’, Arbri ‘thumboi’ aktorin duke u shprehur se bamirësia është mirë të bëhet me zë jo shumë të madh.

Është gjë pozitive që bëjnë bamirësi. Ishalla Zoti ja shton garën për të bërë veprat e mira. E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh, sidomos për figurat publike. Gjithmonë kam dashur që t’ia kishin shkruar në kontratë e t’i qëndronin fjalëve të tyre. Ka dy lloj bamirësish, ato që bëhen publike e ato që nuk bëhen. Do të doja shumë që të gjithë faktorët që marrin përsipër për të bërë shtëpi e për të bërë projekte humanitare dhe të shkojnë fizikisht aty.

Edhe Iliri i ftuar ditën e djeshme në ‘Shqipëria Live’, teksa është pyetur nëse do ta pranojë ofertën e  Donaldit për t’ju bashkangjitur nismës së tij për të ndërtuar katër shtëpi, lliri u shpreh se nuk do të kontribuojë në këtë nismë, por në diçka tjetër.