Showbiz

Arilena Ara e përzgjedhura e “Vogue Italia” mes 8 vajzave më të fuqishme në botë

“Për gratë e fuqishme” quhet eventi më i ri i modës i organizuar nga stilistja kineze Sara Wong në bashkëpunim me “Vogue Italia”. Gjatë Javës së Modës në Milano ajo do të prezantojë koleksionin e saj të ri të veshjeve “SS 2021” i quajtur “MAXRIENY”.

Për këtë, Sara dhe “Vogue Italia” kanë përzgjedhur 8 talente ndërkombëtare që vijnë nga vende dhe kultura të ndryshme për të përfaqësuar koleksionin e saj.

Vajzat do të shfaqen të veshura nga Wong dhe do të japin një intervistë ekskluzive për “Vogue Italia”. Ndër 8 vajzat e përzgjedhura është edhe këngëtarja shqiptare Arilena Ara.

Në spotin e shkurtër të publikuar nga “Vogue Italia”, Arilena shfaqet disa momente ku zbulon veshjen e saj. Sipas stilistes kineze, vajzat e përzgjedhura përfaqësojnë balancën, elegancën, vendosshmërinë dhe janë unike ashtu si çdo veshje e koleksionit të saj të ri.