Bota

Arrin të godasi cakun me precizitet raketa e luftanijes amerikane!

Raketa e marinës amerikane SM-6 (Extended Range Active Missile),  ka goditur me sukses cakun e simuluar gjatë stërvitjeve të quajtur me emrin e koduar “Unmanned Systems Integrated Battle Problem”

SM-6 është lançuar nga luftanija UUS John Finn jo larg brigjeve të San Diegos, kurse cakun e ka goditur nga një distancë prej 402 kilometra.

 

Caku është goditur falë përdorimit të të dhënave që janë mbledhur nga anijet dhe fluturaket me dhe pa pilot.

“Detyra ka qenë komplekse, kemi angazhuar edhe mjete me ekuipazh dhe pa duke bërë një lloj eksperimenti”, ka deklaruar admirali amerikan James Aiken.

Përdorimi i dronëve për të ndihmuar në precizitetin e goditjes së caqeve  do ta ndihmojnë marinën të zbulojë, përcjell dhe shkatërrojë pajisjet ushtarake të armikut, madje edhe nëse gjenden qindra kilometra larg.