Lifestyle

Arsimi mund të ngadalësojë ritmin e plakjes, studim!

Më shumë shkollim mund të lidhet me jetëgjatësinë, sipas një studimi të ri nga Shkolla e Shëndetit Publik të Mailman të Universitetit të Kolumbisë, botuar në JAMA Network Open. “Lëvizshmëria arsimore në rritje u shoqërua ndjeshëm me një ritëm më të ngadaltë të plakjes dhe rrezik më të ulët të vdekjes,”-tha ekipi i Shkollës së Shëndetit Publik në një deklaratë për shtyp.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit analizuan mostrat e mbledhura gjatë Studimit të Zemrës në Framingham, i cili mblodhi të dhëna për mijëra pjesëmarrës për tre breza, duke filluar nga viti 1948. Gjatë atij studimi, disa pjesëmarrës dhanë mostra gjaku, nga të cilat ekipi analizoi të dhënat gjenomike.

Ndërkaq, një studim i ri i publikuar në revistën “Social Scienceand Medicine” ka treguar që njerëzit të cilët lexojnë një libër jetojnë më gjatë se ata të cilët nuk lexojnë. Hulumtuesit e Universitetit amerikan Yale kanë studiuar shprehitë e leximit të 3.635 pjesëmarrësve më të vjetër se 50-vjeç.

Të intervistuarit janë ndarë në tri grupe në ata të cilët nuk lexojnë, në ata të cilët lexojnë më pak se 3,5 orë në javë dhe në ata të cilët lexojnë më shumë se 3,5 orë në javë. Hulumtuesit kanë ndjekur çdo grup madje gjatë 12 viteve. Ndërkaq, për ju që ende nuk e dini gjumi cilësor mund të shtojë deri në pesë vjet në jetën e burrave dhe dy vjet e gjysmë në jetën e grave, sipas hulumtimit të ri shkencor amerikan. Gjumi i jetëgjatësisë ka pesë cilësi, sipas studiuesve që kanë kryer studimin dhe ndjekja e këtyre kushteve mund të ketë efekte të dobishme në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme si sëmundjet e zemrës.