Gossip Showbiz

As Loredana nuk i shpëtoi dot ‘magjisë’ së Poem Blu!

Një ndër reperet më të njohura, ndoshta e vetmja shqiptare me famë botërore, Loredana duket se ka nisur pushimet e saj pasi shfaqet në një vend bregdetar.

Para pak ditësh ajo dha lajmin e ndarjes së saj me Mozzik, por do të mbeten prindër të vajzës së tyre, Hana.
Shumë shpejt dyshja do të publikojë dhe albumin e tyre që do të përmbajë të gjitha këngët hit që kanë lançuar deri më tani.

Pas një periudhe të lodhshme duket se reperja ka vendosur të kalojë pak kohë qetësi dhe larg angazhimeve.
Kujtojmë se ditën e djeshme ajo ndodhej në Tiranë, ku dhe postoi një InstaStory dhe të gjithë filluam të mendojmë për arsyen e vizitës së saj në Shqipëri.


Por mesa duket aq e kishte, pasi ditën e sotme ajo duket se ndodhet në ishullin e Mikonos dhe nuk do ta besoni se me kë.

Loredana postoi një foto në Instagram ku shfaqet me një bebe në krah, ku përpos vendodhjes së saj nuk mund të lëmë pa vënë re dhe pa e njohur vogëlushen që të gjithë çmenden pas saj, Poem Blu.
Mendohet se Loredana po shijon pushimet e saj në Mikonos së bashku me Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën, pasi e kemi parë se çifti po kalonte disa ditë pushimi së bashku.

Poem ka pushtuar zemrat e të gjithëve dhe mund të themi pa frikë se është një ndër fëmijët më të bukur dhe magjik që kemi parë!