Bota

Askush nuk e di përse po ndodhin… Haiti po përballet me një seri vrasjesh të mistershme!

Trupa të djegur kanë nisur të shihen në rrugët e Haitit mes valës së papritur të dhunës së bandave, teksa grupe vullnetarësh vendas po përpiqen të mbrojnë banorët nga kriminelët që nisën një kryengritje në fillim të muajit.

Një valë e mistershme vrasjesh raportohet se ka nisur në vend dhe askush nuk mund të kuptojë përse po ndodh.

Dhuna vijon në kryeqytetin Port-au-Prince, tre jave pasi kriminelët sulmuan burgjet dhe liruan më shumë se 2000 të burgosur, që duket se i kanë integruar mes radhëve të tyre.

Nderkohe grupe vullnetarësh lokalë po rezistojnë ndaj bandave që besohet se drejtohen nga ish-polici Jimmy ‘Barbecue’ Cherizier.

Rrjeti Sky News raportonte për degjenerimin e rendit dhe “vrasjet e mistershme” teksa gazetari Stuart Ramsay raportonte për trupa të vdekurish në rrugë, duke thënë: “Askush nuk e kupton përse po ndodhin këto vrasje”, apo se kujt mund t’i interesoje ky terror.

Një grup vullnetarësh të mbrotjes në Port-au-Prince të njohur si ‘Bwa Kale’ thanë se kanë vrarë disa gangsterë (më 20 mars) duke përfshirë dhe drejtuesin e njohur si Makandal. Policia raportohet se ka shoqëruar anëtarët e publikut në ndjekje të gangsterëve.

Rrjeti CNN shkruante se policia në Haiti mbështet grupet vullnetare të mbrojtësve, ndërsa shumica e qytetit është në kontroll të bandave.