Bota Health & Beauty

Aspartami një substancë kancerogjene?! OBSH ngre alarmin!

Aspartami, një nga ëmbëlsuesit artificialë më të përhapur në botë, ka gjasa të jetë një substancë kancerogjene, sipas një njoftimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nëse diçka e tillë është e vërtetë, atëherë njoftimi pritet të sjellë përçarje të madhe në industrinë ushqimore.

Aspartami, i cili përdoret në produkte nga pijet e gazuara dietike deri te çamçakëzët dhe pijet pa sheqer, do të renditet në korrik si një “substancë kancerogjene e mundshme” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC). Ndërkaq, mos përdorni zëvendësues të sheqerit nëse po përpiqeni të humbni peshë, sipas udhëzimeve të reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Organizata globale e shëndetit tha se një rishikim sistematik i provave në dispozicion sugjeron se përdorimi i ëmbëltuesve pa sheqer, ose NSS, “nuk sjell ndonjë përfitim afatgjatë në reduktimin e yndyrës së trupit tek të rriturit ose fëmijët”.  Që konsumimi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin, kjo dihet. Së fundmi, studiuesit e Columbia University në Nju Jork kanë publikuar në revistën shkencore “Cell” një studim, që tregon, se si influencon sheqeri mikrobiomën e zorrës së trashë tek minjtë e kjo madje me pasoja për sistemin imunitar.