Design

Aty ku luksi shkrihet me natyrën!

Vila e mrekullueshme prej betoni “Art” është pjesë e një vendpushimi luksoz me tri vila, secila me arkitekturën dhe stilin e saj të guximshëm dhe unik. Vila dykatëshe, vepër arkitektonike e firmës çeke “Refuel Works”, shtrihet në 570 metra katrorë dhe plotësohet nga një pishinë e madhe e që rri pezull mbi një terren të pjerrët nga i cili del një pamje e detit.

Përveç një hapësire të gjerë të përbashkët që përfshin hollin, dhomën, kuzhinën si dhe tarracën e mbuluar pranë pishinës, vila është e pajisur me 5 dhoma gjumi me banja private. Në bodrum ndodhet hapësira për lojë, palestra, salla e vallëzimit, gardëroba dhe hapësira ndihmëse.

Muret e betonit nga materiale të zgjedhura, gjelbërim dhe ujë në tërësi kanë krijuar ambjent të pazakonshëm si dhe luksoz.

Kështu është një ndër elementet më atraktive të enterierit, ndriçimi atraktiv, koleksioni i llambave dhe i pllakave të pikturuara në kuzhinë të cilat bartin motive nga xhunglat. Skenat e pikturuara në mur në mënyrë të harmonishme lidhin të gjelbrën e cila rrethon ambientin.