Celebrities Gossip Showbiz

Aulona Musta: “Nëse nuk do të fitonte Luizi do të digjej Tirana!”

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2. Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Aulona Musta nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.

Si tu duk finalja mbrëmë çfarë iu surprizoi për mirë dhe për keq?

Do të na kishte surprizuar po të mos fitonte Luizi. Do të digjej Tirana, nuk do bënim as këtë festën. Më surprizoi fakti që mendova se do të ishte Efi me Luizin në fund.

Momenti yt i prefeuar në fund?

Fjalimi i Luizit, aty mu duk Luizi më i sinqertë në këto 100 e sa ditë.