Celebrities Gossip Showbiz

Aulona Musta i bashkohet ekranit të Top Channel, ja ku do e shohim moderatoren!

Aulona Musta i është bashkuar ekranit të Top Channel këtë sezon të ri të programacionit dhe do ta shohim pikërisht në “Për’puthen”.

Gazetarja e njohur do të jetë në rolin e opinionistes për të dhënë mendimet e saj për emisionin e dashurisë, intrigave dhe emocioneve të forta. Aulona shpesh herë ndan opinionet e saj në rrjetet sociale, të cilat do të ketë mundësi t’i thojë ato përballë konkurrentëve.

“Është shumë kënaqësi që do jem më Nedën. Nuk besoj se do kapemi për flokësh po ca s’bën vaki. E ndoqa që javën e parë se më tërhoqi, më ka pëlqyer kasti i vajzave, më duken më të rritur më të pjekur. Më mbante të mbërthyer para Tv dhe krijova opinione me shumicë që kam fatin t’i them këtu.”-tha Aulona.

Në nisje të programit, Aulona zhvilloi edhe një takim 4-minutësh me bashkëshortin e saj, Tomin, të cilit i tha “porositë” pas angazhimit të ri në agjendën e saj të ngarkuar.