Showbiz

Aurela Hoxha lë modelingun për aktrimin?

Aurela Hoxha është një ndër modelet më të famshme dhe më të kërkuara në industrinë e modelingut e cila prej muajsh është larguar në Spanjë.

Edhe pse aludimet e largimit të saj ishin nga më të ndryshmet, ajo më në fund e zbuloi duke na shuar kështu kureshtjen.

Modelja ka treguar nëpërmjet një interviste për “Thumb” se ndodhet në shtetin latin për të xhiruar një film. Ajo shpreson që mediat e huaja të shkruajnë për të dhe ne të dëgjojmë për Aurelën ndërkombëtarisht.

Aurela i ka kursyer fjalët duke treguar se mund të vijë me një projekt kinematografik dhe po punon fort për realiziminin e tij.