Bota

Austria ka gati lotarinë për të joshur të pavaksinuarit/500 euro fituesit!

Në Europë, qytetarët austriakë janë për momentin mes më pak të vaksinuarve kundër koronavirusit. Në Austri, niveli i imunizimit për t’u mbrojtur nga COVID-i është fiksuar në 75.22% e nuk lëviz. Por, gjërat mund të ndryshojnë, madje shumë shpejt! Për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit, qeveria austriake ka vendosur të krijojë Institutin e Lotarisë për të Vaksinuarit. Aty përcaktohen shpërblime monetare në vlerë 500 euro.

Qëllimi

Përdorimi i lotarisë si një mjet me efektivitet, mbështetet gjerësisht nga politika në Austri. Pro saj janë si partitë në pushtet, ashtu edhe ato në opozitë, si një alternativë e mirë përballë lockdown-it, e nevojshme për t’i bërë ballë rritjes së infektimeve nga koronavirusi.

Në një konferencë shtypi, Kancelari Karl Nehammer deklaroi:

Nga e kaluara kemi mësuar se “loteria vaksinale” është mënyra më e mirë për të realizuar këtë sistem.

Si do të funksionojë?

Personat e vaksinuar e gjithashtu ata që vaksinohen për herë të parë do të kenë një biletë për secilën dozë. Zotëruesi i një bilete në dhjetë do të fitojë 500 euro. Nisma në shkallë kombëtare u prezantua nga autoritetet pak para vendosjes së detyrimit për të bërë vaksinën.

Prej shpërthimit të pandemisë, Austria numëron mbi 1 milion e 500 mijë raste infektimesh me COVID-19 e afro 14 mijë vdekje.